Merkatoja e Juventusit, java kyçe për sulmin!

Mes të tashmës dhe të ardhmes, Juventus është duke menduar për sulmin e saj dhe java e ardhshme mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Moratas.

I ardhur verën e kaluar nga Atletico Madrid në formë huazimi që kushtoi 10 milionë euro dhe me një të drejtë blerjeje për 45 milionë euro Alvaro Morata nuk ka bindur siç prisnin drejtuesit e Zonjës së Vjetër dhe shitja e tij mund të jetë një opsion.

28 vjeçari mund të largohet edhe shkaku i krizës ekonomike të shkaktuar nga kriza e COVID-19.

Shumë emra të rinj janë përmendur për të zënë vendin e tij por ende nuk ka ndonjë emër që Juventus e ka piketuar për ta transferuar këtë verë por edhe Kylian Mbappe është duke u përmendur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here