Andrea Pirlo e mori drejtimin e Juventusit pas Maurizio Sarrit dhe për momentin ka rezultatet më të dobëta në dhjetë vitet e fundit.
Pirlo u emërua për trajner nga Andrea Agnelli si një zgjidhje e përkohshme, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar emrin e ri për stolin e Biankonerëve.
Mediat italiane kanë lëshuar një lajm surprizë, duke raportuar se drejtimin e Juventusit do ta merr Leonardo Jardim.
Trajneri portugez njihet për titullin e fituar me Monacon në Ligue 1 para PSG dhe për gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015.
Jardim është i lirë dhe është i gatshëm ta marrë drejtimin e Zonjës së Vjetër.
Mbetet ta shohim nëse spekulimet e mediave italiane janë të vërteta.