Bayerni synon transferimin e yllit të Chelsea

Bayern Munchen ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe sipas raportimeve të fundit në mediat gjermane, drejtuesit nga “Allianz Arena” kanë piketur Christian Pulisic.

Amerikani po vuan te Chelsea dhe nuk po gjen shumë hapësira aktivizimi, kështu që largimi i tij nga “Stamford Bridge” është një opsion real.

Nga ana tjetër, Bayern kërkon ta rikthejë në Bundesligë Pulisic, aty ku ai ka shkëlqyer me fanellën e Dortmund. Mediat bëjnë me dije se kontaktet e para mes bavarezëve dhe agjentit të lojtarit kanë nisur dhe nuk përjashtohet që të arrihet në një marrëveshje.

Deri më tani, kur ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit, Pulisic numëron vetëm 9 ndeshje si titullar në Premier League me fanellën e Chelseat, që është një tregues i qartë që kohës së tij në Angli po i vjen fundi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here