Gati shkëmbimi i vitit: Lautaro në Camp Nou, dy yjet e Barcelonës te Interi

Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.

Interesimi i Barcelonës për Lautaro Martinez nuk ka rënë dhe Blaugranët kanë gati një ofertë joshëse për Interin.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Barcelona do t’ia ofrojë Interit kartonin e Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele në këmbim të Lautaros.

Katalansit janë në krizë financiare dhe nuk kanë mundësi të ofrojnë para për Lautaron, prandaj janë të gatshëm të sakrifikojnë dyshen franceze.

Messi e dëshiron Lautaron në skuadër dhe Lautaro preferon kalimin në Camp Nou, prandaj Inter nuk ia ka mbyllur derën këtij super shkëmbimi.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në verë mund ta shohim një shkëmbim spektakolar.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here