Paolo Dybala largohet, Juventus gjen menjëherë pasuesin e tij!

Paolo Dybala do të përfundojë në një mënyrë jo shumë të mirë aventurën tek Juventus pasi mes problemeve të dëmtimeve dhe marrëdhëniet jo shumë të mira me Pirlon mund të ndodhë edhe largimi i tij këtë verë.

Diego Simeone ka shfaqur një interesim të madh për të dhe këtë verë Atletico Madrid do të bëjë një ofertë në drejtim të Zonjës së Vjetër për shërbimet e anësorit argjentinasit.

Juventus ka gati menjëherë zëvëndësuesin e tij dhe bëhet fjalë për Kang-in Lee, 20 vjeçarin koreano-jugor i cili është pjesë e skuadrës së Valencias.

Çmimi i tij është 80 milionë euro dhe ‘Lakuriqët’ nuk kanë ndërmend ta ulin këtë shifër.

Për Biankonerët ky do të jetë një transferim shumë i qëlluar për shkak se do të rriste akoma më shumë popullaritetin e skuadrës në Lindjen e Largët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here