Zidane kërkon transferimin e yllit të Atalantas!

Gjatë ndeshjes në Champions League të zhvilluar mbrëmë në mes të Atalantas kundër Real Madridit përveç fitores minimale, Zinedine Zidane ka mbetur i impresionuar nga mbrojtësi i skuadrës rivale, Romero.

Shtatorin e kaluar Atalanta e mori atë nga skuadra e Juventusit në një marrëveshje huazimi 2 vjeçare ku për të pagoi një shumë prej 2 milionë eurosh dhe ai do të jetë në Bergamo deri në qershor të 2022.

Zidane e njeh shumë mirë mbrojtësin dhe mësohet se këtë verë do të kërkojë nga Perez transferimin e tij në Santiago Bernabeu.

Juventus nga ana tjetër nuk ka ndonjë interes për ta mbajtur atë në skuadër dhe do preferonte Real Madrid për shkak të mundësive më të mëdha financiare të kësaj skuadre për blerjen e menjëhershme të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here