Juventus po synon që të përforcojë mbrojtjen e saj.
Si partner për Matthijs De Ligt, Andrea Pirlo po mendon transferimin e mbrojtësit të Real Madrid, Raphael Varane.
Chiellini mund të pensionohet, Bonucci dhe Demiral nuk duket se premtojnë një garanci për një mbrojtje të mirëfilltë, fakte këto që e detyrojnë Pirlon për të ndërhyrë në merkato.
Varane aktualisht paguhet rreth 8.5 milionë euro në sezon por përparësia e Zonjës së Vjetër qëndron në faktin se ai ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe Perez nuk mund të kërkojë më shumë se 50 milionë euro për të.
Për këtë arsye sot mediat spanjolle dolën me lajmin që Andrea Pirlo tashmë edhe zyrtarisht i ka bërë një ftesë francezit për tu bashkuar me Cristiano Ronaldon nën urdhërat e tij.