Klopp kërkon transferimin e Rodrygo Goes tek Liverpool!

Talenti i skuadrës së Real Madrid, Rodrygo Goes po shihet nga Liverpool si zëvëndësuesi ideal nëse ndonjëri prej treshes së Liverpoolit do të largohet nga Anfield Road.

Vera e këtij viti pritet që të jetë një revolucion i vërtetë tek Liverpool ku priten shumë ardhje të reja por gjithashtu edhe largime të shumta.

Njëri prej sulmuesve: Roberto Firminho, Mohamed Salah ose Sadio Mane pritet që të largohen nga kjo skuadër gjatë kësaj vere.

Siç raporton Diario Gol, tekniku gjerman ka kërkuar transferimin e talentit brazilian të Real Madrid i cili nuk po arrin të gjejë hapësirat e duhura tek skuadra e Zinedine Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here