Inter-Milan, betejë e ashpër në merkato!

Milan dhe Inter kanë vendosur që të sfidojnë njëra tjetrën në merkaton e transferimeve.

Të dy skuadrat nga Milano kanë shfaqur interesim për shërbimet e mbrojtësit të talentuar, Odilon Kossounou.

Rossonerët po synojnë që të sjellin 20 vjeçarin nga Bregu i Flidishtë për shkak të pasigurive që ka treguar mbrojtja e Piolit gjatë këtij sezoni dhe gjithashtu mund të jetë një zëvëndësues i Alessio Romagnoli i cili ka një kontratë që i skadon në 2022.

Momentalisht ai është nën pronësinë e skuadrës belge të Club Brugge dhe ka një vlerë që sillet rreth 20 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2024.

Ai në Belgjikë erdhi në verën e 2019 për 3.8 milionë euro nga skuadra suedeze e Hammarby.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here