Sulmi: Milan transferon yllin e Serie A!

Reparti i sulmit është një brengë që po bren në ndërgjegjen e Paolo Maldini dhe ky i fundit kërkon një blerje e cila do të krijonte siguri për të ardhmen.

Tashmë Rossonerët e kanë të qartë se për kë do të luftojnë në merkato dhe bëhet fjalë për yllin e Lazios, Ciro Immobile i cili aktualisht ka një kontratë që skadon në vitin 2025.

Çmimi i tij është rreth 40 milionë euro dhe negocimi me Claudio Lotiton dihet se nuk është një punë aspak e lehtë.

Ky do të ishte një investim shumë i qëlluar pasi Immobile ka disa sezone që e tregon veten si njëri prej sulmuesve më në formë italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here