E ardhmja e Paolo Dybalas mbetet tema kryesore këto ditë tek kampi i Juventusit ku largimi ose rinovimi me të janë dy çështje të nxehta.
Me probleme të shumta me gjurin për mediat italiane ka ngritur shumë peshë kontrollimi i tij i gjurit në Barcelonë tek profesori Cugat.
Vetëm kaq ka mjaftuar për mediat italiane të cilat kanë deklaruar që agjenti i 27 vjeçarit ka shfrytëzuar këtë udhëtim për të realizuar një takim të fshehtë me kandidatin për president të Barcelonës, Juan Laporta.
Dybala është një objektiv i kahmotshëm për katalanasit, edhe para se të transferohej tek Juventusi mirëpo tashmë interesat mund të ringjallen dhe ai të bashkohet me Lionel Messin në Camp Nou.