Milenkovic i gatshëm për një transferim tek Manchester United!

Nikola Milenkovic me shumë gjasa do të mbetet vetëm një dëshirë e pamundur për tu realizuar për skuadrën e Milanit pasi mbrojtësi i Fiorentinës shprehu hapur dëshirën që karierën e tij ta vazhdojë tek skuadra e Manchester United.

Të paktën kështu ka raportuar sot e përditshmja italiane Corriere dello Sport.

22 vjeçari është bërë njëri prej emrave më të rëndësishëm për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer i cili kërkon ta sjellë serbin në rradhët e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.

Vlera e tij sillet diku rreth 40 milionë euro dhe kjo shifër nuk do të jetë e vështirë për tu paguar nga Djajtë e Kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here