Skuadra italiane e Napolit po konsideron përsëri mundësinë e rikthimit të Maurizio Sarrit në krye të skuadrës për sezonin 2021-2022.
Tekniku toskan kaloi tek Napoli tre sezone prej vitit 2015 deri në 2018 ku në sezonin e tij të fundit ishte shumë pranë fitimit të Serie A ku kishte arritur të grumbullonte plot 91 pikë.
Ai më pas e vazhdoi karierën tek skuadra e Chelseas ku e fitoi Europa League dhe pastaj tek Juventus ku u shpallë kampion në Serie A.
Sarri raportohet se ka pasur mosmarrëveshje me Aurelio De Laurentiis dhe për këtë arsye rikthimi i tij nuk duket aq i lehtë.
Sarri aktualisht ka një kontratë që po vazhdon me Juventusin ku paguhet 6 milionë euro dhe ka një kontratë që skadon deri në 2022.