Milan është duke u fokusuar kah e ardhmja e skuadrës dhe tashmë ka gjetur një emër që mund të bartë përgjegjësinë e qendrës së sulmit gjatë viteve të ardhshme.
Bëhet fjalë për Bryan Gil, një talent nën pronësinë e skuadrës së Sevillas i cili momentalisht është i huazuar tek skuadra e Eibar.
Konkurenca për të ka filluar që të shtohet dhe Rossonerët nuk dëshirojnë që të humbasin kohë dhe të sigurojnë shërbimet e tij sa më shpejtë.
Barcelona dhe Arsenal janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për të ku shifra e kartonit të tij sillet rreth 50 milionë euro.
Milan mund të përdorë edhe ndonjërin prej futbollistëve të saj për të ulur çmimin e tij por një gjë është e sigurt, Pioli e dëshiron Gil nën urdhërat e tij pas kësaj vere.