Duvan Zapata tek gjiganti i Serie A!

Pas largimit të Papu Gomez duket se një tjetër ‘rrjedhje’ e madhe pritet të ndodhë tek skuadra e Atalantas.

Duvan Zapata me shumë gjasa gjatë kësaj vere do të largohet nga Bergamo për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin Gasperini.

Mediat italiane raportojnë se Juventus është duke bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për të bindur zikaltërit.

Kjo do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën e Gasperinit pasi largimi i Zapatas dhe tashmë pa praninë e Gomez nënkupton një sulm të brishtë.

Edhe Josip Ilicic nuk është aspak i kënaqur tek kjo skuadër dhe e gjithë kjo tollovi falë marrëdhënieve jo të mira të trajnerit me dyshen e sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here