Milenkovic i gatshëm për transferimin tek Manchester United!

Mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic ka shprehur gatishmërinë e tij për tu transferuar tek skuadra e Manchester United, raporton Corriere dello Sport.

23 vjeçari mendohet se mund të transferohet këtë verë tek kjo skuadër nëse Djajtë e Kuq gjatë kësaj vere do të bëjnë ndonjë ofertë për të dhe skuadra Viola kërkon një shifër diku tek 30-35 milionë eurot.

Serbi i cili kërkohej nga United edhe gjatë verës së kaluar këtë sezon ka marrë pjesë në 21 takime për Fiorentinën duke shënuar gjithashtu edhe 2 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here