‘Gjueti’ e Manchester United në Serie A, transferon yllin e Interit!

Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle TodoFichajes, Manchester United ka gati një ofertë prej 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e Alessandro Bastonit gjatë merkatos verore.

Me formën që ka treguar këtë sezon Bastoni ka tërhequr një interesim nga shumë skuadra të mëdha europiane dhe ai këtë verë do të jetë një ‘diamant me shum karatë’ për Interin.

Përveç Djajve të Kuq për të interesim të madh kanë shfaqur edhe skuadrat spanjolle të Real Madrid dhe Barcelonës.

Bisedimet për rinovimin me të akoma nuk kanë filluar për këtë arsye nuk përjashtohet mundësia për shitjen e tij ku 60 milionë euro do të ishin një frymëmarrje financiare për zikaltërit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here