Milan merr një vendim të dhimbshëm, disa yje të skuadrës largohen këtë verë!

Për Milanin kjo verë do të jetë edhe një fazë e spastrimit të skuadrës pasi gjendja ekonomike e skuadrës nuk i lejon ata që të mbajnë një numër të madh futbollistësh në skuadër.

Forma e jashtëzakonshme që është duke kaluar Fikayo Tomori ka bërë që drejtuesit e kuqezinjëve të bëjnë gati listën e futbollistëve që do largohen këtë verë.

Samu Castillejo është emri që me shumë mundësi do të jetë largimi i parë, por nuk përjashtohen nga lista as Diogo Dalot e Brahim Diaz.

Në dyshim është emri i Ismael Bennacer pasi qysh prej ardhjes në skuadër të Sandro Tonalit ai është lënë në hije këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here