Duket se aventura me Sevillan nuk ka qenë ajo që ka pritur futbollisti dhe tashmë një rikthim në Serie A duket shumë i mundur të ndodhë gjatë kësaj vere.
Janari i këtij viti ishte i dhimbshëm për argjentinasin pasi u desh që të linte skuadrën e Atalantas për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin Gasperini.
Një ndarje e dhimbshme që duket se ka lënë plagë të thellëa në zemrën e tij që duket se gjendet akoma në Bergamo.
Mirëpo interesim për të në Serie A vetëm po vazhdon duke u rritur pasi tashmë Inter dhe Milan kanë shfaqur publikisht interesimin e tyre.
Për Interin ai do të ishte zëvëndësuesi ideal për Alexis Sanchez ndërkohë që Rossonerët shohin tek ai kopjen e Calhanoglus.
Një futbollist i tillë nuk duhet të lëshohet nga duart pasi ka një shifër në merkato prej vetëm 5-6 milionë eurosh.