McKennie largohet nga Juventus dhe transferohet tek gjiganti europian!

Lajm i bujshëm nga Spanja, Weston McKennie largohet nga Juventus.

Weston McKennie  është transferimi më i mirë i Juventusit këtë sezon.

Biankonerët e huazuan amerikanin nga Schalke dhe kanë opsion blerjeje për 18.5 milionë euro.

Mirëpo Juventus mund ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes nëse edhe McKennie dëshiron që të mbetet tek Zonja e Vjetër.

Portali spanjoll Don Balon ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se McKennie nuk është i kënaqur te Juventusi dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Barcelona.

Laporta e sheh McKennie si një përforcim ideal për projektin e tij të ri dhe do të nis bisedimet me Schalken pasi të shpallet president.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here