Bombë nga Italia: Insigne largohet nga Napoli, por jo nga Serie A!

Lajm i bujshëm nga Italia, Insigne largohet nga Napoli, mirëpo jo nga Serie A!

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Lorenzo Insigne mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Insigne ka kontratë me Napolin deri në vitin 2022 dhe palët janë larg arritjes së marrëveshjes.

De Laurentiis do ta nxjerr në shitje 29-vjeçarin në merkaton e verës, ndërsa interesim për të ka shfaqur Interi.

Neroaxurët mund të sigurojnë shërbimet e Insignes për 30 milionë euro dhe afrimi i tij do të varet nga ndodhitë që do të ndodhin në klub.

Suning pritet ta shesë klubin dhe Insigne mund të jetë goditja e parë e pronarëve të ri.

Insigne ka luajtur 34 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 11 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here