Juventus nuk heqë dorë, ‘Zidane’ i ri do të transferohet këtë verë!

Për skuadrën e Juventusit reparti më problematik këtë sezon padyshim që ka qenë ai i mesfushës dhe gjatë kësaj vere do të ndërhyhet në merkato më së shumti për këtë repart.

Zonja e Vjetër akoma nuk ka hequr dorë nga opsioni për transferimin e Houssem Aouar nga skuadra e Lyon, emër ky që ka impresionuar Agnellin dhe Paraticin tash e një vit.

22 vjeçari është ndoshta edhe shkaku kryesor i formës së mirë që po kalon Lyon gjatë këtij sezoni pasi deri më tani në Ligue 1 ka shënuar 5 gola dhe ka ndihmuar shumë skuadrën e tij me kontributin e madh në mesfushë.

Një transferim i tillë pritet ti kushtojë Biankonerëve diku tek 50 milionë eurot ndoshta edhe më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here