Portieri i Barcelonës, Neto pritet të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit.
Braziliani nuk është i kënaqur me statusin e tij te Barcelona dhe pritet të rikthehet në Serie A.
Mediat italiane raportojnë se interesim për Neton ka shfaqur Milani. Rosonerët e shohin 31-vjeçarin si pasuesin ideal të Donnarummas, në rast se ky i fundit nuk rinovon.
Milan nuk ka arritur marrëveshje me Donnarumman për rinovimin e kontratës dhe e ardhmja e tij në San Siro është në pikëpyetje.
Në rast se Milan vendos ta transferojë Neton, Rosonerët do të duhet të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e tij.