U lëndua ndaj Sevillas, zbulohet sa do të mungojë Pique

Një lajm i mirë dhe i keq për Gerard Piqué.

Lajmi i mirë është se testet kanë përjashtuar që ligamenti i kryqëzuar i pasmë të jetë prekur, gjë që mund të nënkuptojë një kohë shumë të gjatë pushimi.

E keqja është se ka pësuar ndrydhje në ligamentin e brendshëm anësor të gjurit të djathtë, i cili do ta detyrojë atë të qëndrojë rreth tri javë pushim.

Kjo do të thotë që ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër PSG në Paris do ta humbasë me siguri, si dhe ndeshjet e La Liga-s kundër Osasuna, Huesca dhe Real Sociedad.

Pra, pritet të rikthehet pas ndeshjeve kualifikuese të ekipeve kombëtare, për duelin kundër Valladolid, 4 prillin e ardhshëm.

Kështu që, deri më sot, Koeman ka vetëm tre qendërmbrojtës në dispozicion për ndeshjet e ardhshme: Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Óscar Mingueza. Klubi katalanas pritet të raportojë edhe mbi gjendjen e Ousmane Dembélé, i cili vuri re një shqetësim në pulpën e këmbës së majtë, pas një goditjeje të fortë, ndaj u desh të zëvendësohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here