Inter pas portierit të Juventusit, Perin!

Inter është duke shpresuar që të arrijë një marrëveshje për transferimin e portierit të skuadrës së Juventusit, Matteo Perin, raporton kështu InterLive.

Kryesuesit e Serie A janë duke kërkuar një emër i cili mund të mbulojë Samir Handanovic dhe e shohin Perin si kandidatin e duhur për këtë punë.

Juventus ka shprehur gatishmërinë për shitjen e tij ndërkohë që Neroazzurët po synojnë ta sjellin atë në Milano në këmbim të shërbimeve të mesfushorit Matias Vecino mirëpo akoma nuk kanë marrë një përgjigje nga Juventusi për një transferim të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here