Inter dhe Juventus janë dy skuadra që kanë shfaqur gjithashtu interesim të madh për mbrojtësin e majtë.
Manchester City është duke e konsideruar seriozisht mundësinë për transferimin e mbrojtësit të Atalantas Robin Gosens, raporton kështu Virgilio.
Mbrojtësi gjerman ka tërhequr vëmendjen e Juventusit dhe Interit gjithashtu por tashmë në garë duket se ka hyrë edhe gjiganti anglez.
Atalanta sa i përket kësaj çështje ka qenë shumë e prerë, ai mund të largohet tek cilado skuadër e cila është në gjendje që të ofrojë 40 milionë euro për shërbimet e tij.