Sulm anglez në merkato: United transferon yllin e Interit!

Manchester United ka filluar një sulm në merkato dhe tashmë ka në plan transferimin e mbrojtësit të skuadrës së Interit, Milan Skriniar.

Kriza ekonomike do të detyrojë Neroazzuët për të marrë vendime të dhimbshme këtë verë sa i përket largimit të futbollistëve ku njëri prej tyre mund të jetë qendër-mbrojtësi sllovak i cili pëlqehet shumë nga Djajtë e Kuq.

Ai tashmë është shndërruar në një emër shumë të rëndësishëm për Antonio Conte dhe vlera e tij pritet të jetë e lartë këtë verë.

Mirëpo një gjë e tillë nuk përbën ndonjë problem serioz për Djajtë e Kuq të cilët janë në gjendje të ofrojnë hiç më pak se 50 milionë euro për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here