Chelsea e nxjerr në shitje, Kepa transferohet në Serie A

Chelsea edhe përfundimisht ka vendosur ta shesë Kepa Arrizabalagan.

Kepa është portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit. 26-vjeçari u transferua te Chelsea në vitin 2018 për një shifër rekorde prej 80 milionë eurove.

Pas rënies drastike në formë, Kepa nuk bën pjesë në planet e Bluve të Londrës dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Kepa do ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Milan dhe Juventus.

Rosonerët e shohin portierin bask si zëvendësuesin të Donnarummas, në rast se ky i fundit largohet.

Biankonerët nga ana tjetër e shohin Kepa-n si zëvendësuesin ideal të Gianluigi Buffon.

Për të siguruar shërbimet e Kepa-s klubet e interesuara do të duhet të paguajnë 15-20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here