Morata hero, Juventus mposht Lazion në derbin e javës

Duhet një natë e madhe dhe Juventusi e ka dhuruar!

Skuadra e Pirlos nuk ka tradhtuar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për t’u mbajtur ende i kapur te treni titull dhe për të tentuar – pse jo – të provojë deri në fund për të kërcënuar Interin.

Me Ronaldo në stol, i aktivizuar në minutën e 68-të, është Alvaro Morata shpëtimtari, pasi brenda 2 minutash e disa sekondash gjen dy gola që janë vendimtare për të përmbysur një ndeshje që nisi si mos më keq.

Kulusevski i dhuroi top Correa që nuk fali dhe shënoi golin e avantazhit. Juventusi protestoi për një penallti, por ajo nuk erdhi. Megjithatë, Rabiot me një gol të bukur barazoi shifrat.

Përpos tentativa të Lazios për të rihapur ndeshjen, nuk ndodhi më asgjë deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here