Bisedimet kanë filluar: Ronaldo largohet nga Juventusi

Aventurës së Ronaldos tek Juventusi po i vjen fundi.

Cristiano Ronaldo po vazhdon të luaj në nivele të larta dhe këtë sezon ka shënuar 27 gola në 31 ndeshje të luajtura.

Edhe përkundër formës së mirë që po kalon tek Juventusi, Ronaldo dëshiron largimin nga Zonja e Vjetër.

Biankonerët nuk janë në formë të mirë dhe renditen në pozitën e tretë në Serie A me 10 pikë më pak se Interi.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Ronaldo i ka dhënë dritën jeshile agjentit të tij Jorge Mendes që të nis bisedimet me Manchester United.

CR7 dëshiron ta përfundojë karrierën në Old Trafford dhe Mendes ka nisur bisedimet me Djajtë e Kuq.

Tek Juventus janë të hapur për shitjen e Ronaldos, ndërsa United do të duhet të paguaj më së paku 50 milionë euro për rikthimin e portugezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here