Oferta ka arritur: 18 milionë euro në sezon, Antonio Conte largohet nga Interi

Lajm i bujshëm nga Italia, Antonio Conte në fund të sezonit mund të largohet nga Interi.

Inter është në krizë financiare dhe Suning e ka nxjerrë klubin në shitje. Përveç disa yjeve nga Interi mund të largohet edhe Conte, për shkak të pagës së lartë prej 12 milionë eurove në sezon.

Neroaxurët renditen në pozitën e parë në Serie A, me gjashtë pikë më tepër se Milani dhe janë në rrugë të drejtë për ta fituar Scudetton.

Mediat italiane raportojnë se Manchester United dhe Tottenham kërkojnë të përfitojnë nga situata e krijuar tek Interi dhe do të tentojnë transferimin e Contes.

Tottenham e ka piketuar italianin si zgjidhjen ideale për stolin dhe Spurs janë të gatshëm ti ofrojnë Contes kontratë tre vjeçare me pagë prej 18 milionë eurove në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here