Milan këtë sezon mund të thuhet se ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm pasi është akoma në luftë për titullin në Serie A.
Lajmi më i fundit që vjen nga Italia është që Rossonerët mund të kenë një pronar të ri prej sezonit të ardhshëm ose edhe më herët.
Bëhet fjalë për biznesmenin moldav, Aleksander Jucov i cili tashmë e ka lejen për të filluar negociatat me grupin Elliot për shitjen e skuadrës.
Bazat e kompanisë së biznesmenit moldav gjenden në Britaninë e Madhe.