Sassuolo nxjerr në shitje Locatellin, zbulohet çmimi

Sassuolo ka vendosur që ta nxjerr në shitje mesfushorin e shumëkërkuar italian Manuel Locatelli.

Locatelli po shkëlqen te Sassuolo dhe interesim për të kanë shfaqur gjigantët europianë.

Manchester City dhe Juventus janë dy klubet që kanë shfaqur më së shumti interesim për shërbimet e 23-vjeçarit.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, bordi i Sassuolos ka pranuar se është koha për të fituar para nga shitja e Locatellit.

Klubi Neroverde do të kërkojë të ndezë një ankand për lojtarin me një çmim fillestar prej 40 milionë eurosh.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here