Telashe tek Juve, Ylli i Biankonerëve dëshiron Barcelonën!

Juventusin po e pret një surprizë e hidhur në merkato pasi ylli i kësaj skuadre Matthijs De Ligt po përgatitë largimin nga Zonja e Vjetër për tu transferuar tek Barcelona.

Siç raporton Diario Gol, Barcelona kërkonte shërbimet e tij prej verës së 2019 mirëpo një gjë e tillë nuk arriti të konkretizohej duke bërë që të transferohej tek Zonja e Vjetër.

De Ligt kërkon të transferohet me ish shokun e skuadrës tek Ajax, De Jong dhe me trajnerin holandez Ronald Koeman i cili dëshiron shumë ta ketë atë nën urdhërat e tij.

Kjo blerje i përshtatet shumë edhe Barcelonës pasi është në kërkim të një qendër-mbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here