Zëvëndësuesi i Ibras gati dhe është brenda Serie A-së!

Problemi për të gjetur një zëvëndësues adekuat për Zlatan Ibrahimovic tashmë është një temë që po preokupon tash e sa kohë lidershipin e skuadrës së Milanit mirëpo tashmë ky problem duket pranë zgjidhjes.

Emri i parë është ai i Andrea Belottit të Torinos i cili dëshiron një skuadër të re për të garuar në kompeticionet europiane.

Torino nuk ka ndërmend të ndalojë atë të largohet por do të kërkojë hiç më pak se 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Por ky nuk është emri i vetëm pasi në radarët e Milanit është edhe sulmuesi i Fiorentinës  Dusan Vlahovic dhe është më premtues pasi ka një moshë vetëm 20 vjeçare, gjë që i intereson më tepër edhe Rossonerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here