E bujshme: Bonucci largohet nga Juventusi, zbulohet skuadra e re

Lajm i bujshëm nga Spanja, Leonardo Bonucci largohet nga Juventusi.

Leonardo Bonucci pritet të jet sonte titullar ndaj Portos, pas një muaji jashtë fushave për shkak të problemeve me muskujt.

Edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë, Bonucci vazhdon të mbetet lojtar kyç te Juventusi.

Mirëpo Todo Fichajes, sot ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Bonucci mund të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit.

Todo Fichajes, shkruan se PSG synon transferimin e 33-vjeçarit në merkaton e verës dhe se protagonist kryesorë është Leonardo.

Leonardo e transferoi Bonuccin te Milani në vitin 2017 dhe tani do të tentojë ta bëjë të njejtën gjë duke e transferuar italianin në Paris.

Biankonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë Bonuccin dhe PSG të paguaj 15 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here