Inter mbrëmë e mposhti Atalantën me rezultat minimal 1-0 dhe Neroaxurët vazhdojnë të mbeten në krye të tabelës.
Te Inter janë në pritje që Suning ta shesë klubin dhe pronarët e rinj do ta nxjerrin klubin nga vështirësitë ekonomike.
Beppe Marotta ka filluar të punojë për përforcimet e sezonit të ardhshëm dhe emri i fundit në shënjestrën e Neroaxurëve është mbrojtësi i Betisit, Aissa Mandi.
Mbrojtësit algjerian i skadon kontrata me Betisin në fund të sezonit dhe interesimi për të nuk mungon aspak.
Mandi pëlqehet nga Conte dhe ky i fundit ia ka kërkuar Marottas transferimin e tij.
Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Inter ka nisur bisedimet me agjentin e Mandi dhe se marrëveshja mund të arrihet së shpejti.
Mandi ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar tre gola për Betisin.