Pochettino dëshiron transferimin e De Gea-s te PSG

Mauricio Pochettino ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. 

Te PSG janë në kërkim të një portieri cilësor, pasiqë Keylor Navas është pranë përfundimit të karrierës.

Pochettino ka piketuar portierin e Manchester United si objektivin kryesorë për portën.

Todo Fichajes, raporton se Pochettino ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e De Geas dhe Leonardo ka filluar të punojë në atë drejtim.

Parisienët gjithashtu janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e De Geas, ndërsa bisedimet me Unitedin pritet të fillojnë së shpejti.

De Gea ka kontratë me United deri në vitin 2023, ndërsa PSG do të duhet të paguaj 25 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here