Allan rikthehet në Serie A, mirëpo tek një tjetër gjigant italian

Mesfushori brazilian Allan, pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Siç raporton Calcio Mercato, Allan në verë mund të rikthehet në Serie A.

Ish-mesfushori i Napolit ka zhgënjyer me paraqitjet e tij tek Evertoni dhe interesim për të ka shfaqur Interi.

Arturo Vidal sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza në fund të sezonit dhe Neroaxurët e shohin brazilianin si zëvendësuesin ideal.

Te Everton janë të gatshëm ta lënë të lirë, ndërsa Inter ka përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurove.

Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here