Mbrëmja e djeshme ishte një mbrëmje për tu harruar për skuadrën e Juventusit e cila në mënyrë të papritur u eleminua nga skuadra e Portos.
Në rrjetet sociale zemërimi ndaj Pirlos ka qenë i jashtëzakonshëm dhe një numër i madh i fansave të Zonjës së Vjetër po kërkojnë rikthimin e Massimiliano Allegrit.
Një hipotezë kjo që tashmë ka filluar të merret seriozisht nga drejtuesit e skuadrës pasi Andrea Pirlo këtë sezon ka dështuar plotësisht ku gjithashtu mbrojtja e titullit në Serie A duket shumë e vështirë.
Allegri momentalisht është në bisedime me ukrainasit e Shakhtar Donetsk por tashmë një pistë e re është hapur për të dhe rikthimi tek Biankonerët është mëse i dëshiruar nga italiani.