Inter, dy ‘dhurata’ për Conten me vlerë 42 milionë euro

Në rast se do të fitojnë Serie A-në, Antonio Conte do të marrë një dhuratë në merkato nga Interi ku do të transferohen dy futbollistë të shumë pëlqyer nga ai.

Në rast triumfi në Itali, Suning nuk e ka ndërmend që të kursehet aspak në merkato dhe do të sjellë në Giuseppe Meazza dyshen Emerson Palmieri dhe Rodrigo De Paul.

Këto dy transferime pritet që ti kushtojnë Neroazzurëve hiç më pak se 42 milionë euro mirëpo një gjë e tillë nuk përbën problem për zikaltërit.

Argjentinasi i Udineses pritet që të kushtojë rreth 30 milionë euro ndërkohë që Emerson Palmieri rreth 12 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here