Juventus duket shumë e vendosur për të siguruar përsëri shërbimet e sulmuesit të saj, Moise Kean, sipas raportimeve të Il Bianconero.
21 vjeçari u largua nga Allianz Stadium në vitin 2019 për tu transferuar tek Everton dhe tashmë aktualisht është i huazuar tek skuadra e Paris Saint Germain.
PSG ka shfaqur interesim të madh për blerjen e tij përfundimtare në fund të këtij sezoni mirëpo edhe Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga prodhimi i akademisë së saj ku shitja e tij ishte një gabim trashanik.