Real Madrid e gatshme të dëgjojë ofertat për Varane!

Ylli francez duket se është në kërkim të një aventure të re.

Real Madrid është e gatshme që të dëgjojë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të Raphael Varane raporton AS, pasi qendër-mbrojtësi është duke kërkuar largimin nga Los Blancos.

27 vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 gjë që e shtyn Real Madridin që ta shesë atë gjatë kësaj vere.

Los Blancos po shpresojnë që të arrijnë një rinovim me të gjatë muajve të ardhshëm mirëpo nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë atëherë ata nuk do ta pengojnë largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here