Ka qenë një përplasje me sjellje antisportive, por pa fyerje me sfond racist me përgjegjësi indirekte të kluneve.
Është mbyllur hetimi i Federatës Italiane të Futbollit për sherrin e zhvilluar 26 janarin e kaluar në Kupën e Italisë mes Zlatan ibrahimovic dhe Romelu Lukaku-t.
Lojtarët dhe klubet kanë mundësinë të arrijnë një marrëveshje me federatën për një dënim të reduktuar, siç parashikohet nga drejtësia sportive. Me pak fjalë, e gjithë çështja duhet të mbyllet me një gjobë.