Nuk ka Remuntada, PSG eleminon Barcelonën

Remuntada e Barcelonës nuk arriti të përmbushej, me katalanasit që janë eliminuar nga Champions League nga PSG në fazën e 1/8-ave.

Përballja e dytë mes dy ekipeve në “Parc des Princes” është mbyllur në barazim 1-1, me francezët që kalojnë me tej me rezultatin e përgjitshëm 5-2.

Barcelona tentoi gjithçka, por nuk arriti dot të ndizte shpresën për përmbysjen e madhe, edhe pse ajo penallti e Messit mund të kishte ndryshuar fatet e ndeshjes.

Fillimisht, ishte PSG që mori avantazhin në fakt, me anë të Mbappe, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Një faull i Lenglet në zonë nga Icardi u pa në VAR dhe për arbitrin Taylor nuk pati diskutime, 11-metërsh për PSG.

Mbappe shënoi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Sidoqoftë, reagimi i Barcelonës erdhi menjëherë pas 7 minutash, ku Lionel Messi shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Ndodh shumë rrallë që Messi të humbasë penallti dhe diçka e tillë ndodhi pikërisht sot. “Pleshti” u ndal nga Keylor Navas dhe traversa dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në 45 minutat e dyta Barcelona duhet të shënonte 3 herë dhe të mos pësonte për ta çuar të paktën në shtesë ndeshjen.

Gjendja psikologjike e katalanasve pas 11-metërshit të humbur sigurisht që nuk është e mirë dhe të mendohet një përmbysje ishte çmenduri.

Pavarësisht përpjekjeve, asnjë nga ekipet nuk arriti te goli në pjesën e dytë dhe gjithçka u mbyll në barazim 1-1, me PSG që pret biletën për në çerekfinale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here