Revolucion tek Juventus, listë e gjatë largimesh në qershor!

Eleminimi i mbrëmshëm në Champions League nga skuadra e Portos ishte një goditje e madhe për skuadrën e Andrea Agnellit i cili nuk e ka ndërmend të tolerojë gabime të tilla.

Zonjën e Vjetër këtë verë po e pret një eksod i vërtetë pasi një numër i madh futbollistësh priten që të largohen këtë verë për ti hapur rrugë emrave të rinj në skuadër.

Emrat që priten të largohen janë: Giorgio Chiellini, Cristiano Ronaldo, Paolo Dybala, Aaron Ramsey, Leonardo Bonucci, Alex Sandro dhe Federico Bernardeschi.

CR7 mund të provojë përsëri një aventurë të re tek Real Madrid e cila ka shfaqur interesim për rikthimin e tij gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here