E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket në pikëpyetje tashmë që u skualifikuan nga Porto në 1/16-tën e Champions League duke e bërë kështu vitin e tretë rradhazi që Juventus dështon në këtë kompeticion.
Portugezi u transferua tek Zonja e Vjetër pikërisht për këtë arsye por qysh prej ardhjes së tij Biankonerët po dështojnë turpshëm.
Tashmë paga prej 30 milionë eurosh për të duket jo e logjikshme të paguhet më dhe këtë verë po mendohet shitja e tij pasi kostot për mbajtjen e tij në skuadër duken të jashtëzakonshme.
Manchester United dhe Paris Saint Germain për arsye ekonomike kishin refuzuar mundësinë për blerjen e tij gjatë verës së kaluar.