Pulisic drejt largimit, Chelsea ka gjetur zëvendësuesin te Bayerni

Christian Pulisic bën gati valixhet, Chelsea ka piketuar zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Pulisic do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit.

Blutë e Londrës kanë piketuar yllin e Bayernit Kingsley Coman si zëvendësuesin ideal.

Coman po bën një sezon të mirë tek Bayerni duke realizuar gjashtë gola në 27 ndeshje të luajtura.

Chelsea do të duhet të paguaj më së paku 50 milionë euro për kartonin e Coman, ndërsa nga shitja e Pulisi pritet të arkëtojnë 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here