Ronaldo larg Juventusit, drejt gjigantit europian!

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vështirë se do të jetë tek skuadra e Juventusit pasi paga e tij prej 30 milionë eurosh në sezon është e papërballueshme për një futbollist që erdhi kinse për ti ndihmuar ta fitojnë Champions League.

Marrëdhëniet në mes të Jorge Mendes dhe Nasser Al-Khelaifit janë të shkëlqyera dhe mund të arrihet një marrëveshje fare lehtë në rast se portugezi është i pajtimit për tu larguar nga Zonja e Vjetër.

Hipotezat janë të shumta dhe me një Haaland tek Juventus e një Mbappe tek Real Madrid atëherë 5 herë fituesit të Topit të Artë i hapen dyert për një transferim të tillë ku mund të marrë një pagë sipas kërkesave të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here