E ardhmja e Sergio Aguero-s mbetet një mister.
Kontrata e sulmuesit me Manchester City-n skadon në fundin e këtij sezoni dhe nuk dihet akoma se ku do të luajë argjentinasi sezonin e ardhshëm.
Në ditët e kaluara është folur për një interesim të Barcelona-s për të. Zëra këto që janë komentuar nga vetë lojtari.
“Shkruajnë të gjithë Barça, Barça, Barça. Të presim pak, të shohim. Jam akoma një lojtar i City-t”, ka qenë komenti i Aguero-s në Twitch.